Frymëzim nga Ksavi, njihuni me 3 afrikanët e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 19:07

Frymëzim nga Ksavi, njihuni me 3 afrikanët e Partizanit

Skuadra e Partizanit kishte në përbërje tre futbollistë afrikanë: Gueje Maguete, Abubakar Kamara dhe Sembene Saliu për më shumë se një muaj, por vetëm në ditën e fundit të merkatos, u zyrtarizuan si lojtarë të “demave”.

cunat

Kjo, për shkak se të tre lojtarët janë në moshë shumë të re dhe stafi teknik i të kuqve vendosi që t’i ketë një muaj në provë, për të kuptuar më shumë rreth aftësive dhe cilësive të tyre.

Të tre lojtarët kanë bindur stafin teknik të Partizanit dhe tashmë do të jenë pjesë e “demave”, por me shumë gjasa do të aktivizohen më së shumti për skuadrën e re U-21. Abubakar Kamara ka ardhur nga akademia “Volcan Junior” dhe këtë akademi që ndodhet në Bregun e Fildishtë, e ka vizituar edhe legjenda e Spanjës dhe e Barcelonës, Ksavi Hernandez, si pjesë e një projekti para disa vitesh. Ndërsa Saliu dhe Maguete kanë ardhur nga akademia “Angelo Africa” në Senegal.

foto

POZICIONET – Pape Sembene Saliu aktivizohet në repartin e mbrojtjes dhe në seancat stërvitore ka treguar se di të luftojë shumë mirë si në ajër, ashtu dhe në duelet një kundër një. Gueje Maguete është një mesfushor shkatërrues, si dhe ka treguar cilësi në ndërtimin e aksioneve.

water marqur

Ndërsa Abubakar Kamara është po ashtu një mesfushor, por më i avancuar, në rolin e fantazistit. 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është ai që ka treguar cilësi më të mira dhe mund ta shohim edhe me fanellën e Partizanit në Kategorinë Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"