Frikësohen te Kamza, shtohet presioni për mbijetesën tek ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 21:15

Frikësohen te Kamza, shtohet presioni për mbijetesën tek ekipi

Nëse në përfundimin e fazës së dytë të kampionatit të gjithë flisnin për Kamzën në Europë, tani gjërat kanë ndryshuar. Në fazën e tretë, skuadra e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu nuk ka pasur një ecuri të mirë, pasi në nëntë ndeshje ka grumbulluar vetëm tetë pikë nga 27 që ishin në lojë. Kamzalinjtë kanë siguruar vetëm dy fitore, dy barazime dhe pesë humbje.

kamza

Por, ajo që ka nisur të shqetësojë jo pak drejtuesit në këto javë të fundit ka qenë rrëshqitja në tabelën e klasifikimit dhe afrimi me fundin. Dhe në një kohë kur javën e ardhshme nis faza e fundit e kampionatit, kamzalinjtë e shohin veten pesë pikë larg vendit të parafundit, që mbahet nga Teuta. Edhe kalendari nuk është shumë i favorshëm për kryeqytetasit, pasi faza e katërt nis në shtëpi ndaj Kukësit, më pas shkojnë në Korçë. Por, ajo që mund të konsiderohet edhe ndeshja vendimtare për mbijetesën është sfida direkte me Teutën në javën e 31-të të Superiores.

Takimi do të luhet në “Niko Dovana” dhe në rast se arrijnë të sigurojnë pikë në këtë përballje, atëherë ekipi i trajnerit Ramadan Ndreu do të ketë më shumë shanse për të mbijetuar. Kamzalinjtë shpresojnë që të shfrytë- zojnë faktorin fushë, ku nga 9 ndeshje, pesë i kanë brenda. Ndaj, nëse marrin maksimumin në këto sfida, mund të jenë më të qetë, por asgjë nuk është e sigurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"