Frikë te Tirana, mesfushori nxjerr shpatullën dhe rrezikon sezonin me bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:56

Frikë te Tirana, mesfushori nxjerr shpatullën dhe rrezikon sezonin me bardheblutë

Elton Kale ka rrezikuar dje sërish sezonin. Pas një përplasjeje në mesfushë lojtari ka dalë nga loja, pasi ka nxjerrë shpatullën. Kanë qenë menjëherë dy fizioterapistët e Tiranës, Arzen Voci dhe Tedi Maqellara, të cilët ia futën në vend shpatullën brazilianit.KALE

Lojtari nuk ka luajtur më pas, por stafi mjekësor ka qetësuar të gjithë se për lojtarin nuk përbën problem ky dëmtim. Thjesht tani shpatulla do t’i kthehet kronike. Lojtari nuk rrezikon sfidën me Bylisin, por nëse do të ketë dhimbje, mund të qëndrojë edhe jashtë ndeshjen e parë të mërkurën e ardhshme. E

KALUARA – Kujtojmë që Elton Kale nxori dy herë shpatullën që në derbin me Partizanin. Në atë sfidë ai u zëvendësua për shkak të një dëmtimi dhe në fund të ndeshjes u pa me një dorë të lidhur dhe të fashuar. Në momentin e fitimit të penalltisë përballë Telushit, futbollisti bardheblu pësoi një nxjerrje të shpatullës. Dëmtim me të cilin vijoi të ishte në fushë dhe herë pas here e ndiente në shpatull.elton kalee

Si të mos mjaftonte dëmtimi i parë, në minutën e 55- të, ai është përplasur dhe në këtë moment ka pësuar sërish një nxjerrje të shpatullës. Më pas lojtari u zëvendësua dhe qëndroi dy javë pushim. Tani mjekët thonë që Kale nuk do ta ketë problem që të jetë në fushën e lojës, pasi kthimi në kronik i nxjerrjes së shpatullës nuk e bllokon lojtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"