Frikë te Barcelona/ Probleme në fushë për Agueron, transportohet menjëherë në spital për kontrolle kardiake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2021 | 12:02

Frikë te Barcelona/ Probleme në fushë për Agueron, transportohet menjëherë në spital për kontrolle kardiake

Frikë në shtëpinë e Barcelonës, ku Aguero pas disa shqetësimeve në fushën e blertë gjatë ndeshjes ndaj Alaveshit, e përfunduar me rezultatin 1-1, është zëvendësuar në minutën e 41′ me Kutinjon sepse ka shfaqur probleme kardiake.

AGUERO 1

Sulmuesi argjentinas ka ndjerë shqetësime dhe ka rënë në tokë me një dorë në kraharor duke shfaqur vështirësi në frymëmarrje.

E menjëhershme ka qenë ndihma e parë e mjekëve teksa e dërguan numrin 19 të katalanasve në spital për kontrolle të detajuara.

AGUERO 2

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Barcelonës teksa ka thënë se Aguero ka ndjerë shqetësime në gjoks dhe e kanë transportuar menjëherë në spital.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"