Frikë nga lufta, Mançester Junajtid braktis Dohan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 10:42

Frikë nga lufta, Mançester Junajtid braktis Dohan

Tensioni mes Iranit dhe SHBA-së në Lindjen e Mesme ka trembur Mançester Junajtidin. “Djajtë” kanë vendosur që ta anulojnë pushimin që kishin planifikuar në Doha në fillim të muajit të ardhshëm, kur Premier Liga të aplikojë pushimet e para sezonale.

Aspire-academy-doha-598x399

“Dua t’ia lejoj disa ditë pushimi skuadrës sime, por do të mbesim në Europë. Ka gjëra që më shqetësojnë më shumë sesa futbolli.

23401332-7887435-image-m-15_1579038119174

Do të shkonim në Lindjen e Mesme, por nuk do të ndodhë me siguri”, tha trajneri Solskjaer, që konfirmoi se do të qëndrojnë në Europë, me shumë mundësi në Marbeja të Spanjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"