Frikë nga gjoba e UEFA-s, FSHF ndryshon oraret e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 22:53

Frikë nga gjoba e UEFA-s, FSHF ndryshon oraret e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

“Abissnet Superiore” do t’i lërë vendin Kupës së Shqipërisë dhe këtë mesjavë do të njihen dy skuadrat që do të shkojnë ën finale. Të mërkurën, do të luhen ndeshjet e kthimit teksa FSHF ka ndryshuar oraret e ndeshjeve.

kupa-68

Egnatia-Vllaznia ishte parashikuar të luhej në orën 15:00 por FSHF ka vendosur që ky takim të luhet një orë më parë, duke nisur në orën 14:00. Ndërkohë, ndeshja mes Teutës dhe Tiranës në “Niko Dovana” ishte planifikuar të luhej në orën 18:00 por do të luhet në orën 17:00.

Ky ndryshim orari vjen si shkak i ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës s Kampioneve. Nëse ndeshja Teuta-Tirana shkon me shtesë, atëherë duhet të luhet në kohën kur në Madrid, nis ndeshja mes Realit dhe Mançester Sitit. Por, rregullorja e UEFA-s nuk e lejon që të ketë përplasje mes eventeve kombëtare dhe Championsit. Kështu , për të shmangur gjobën, FSHF ka vendosur të ndryshojë orarin.

PANORAMASPORT.AL

E mërkurë, 10 Maj 2023

14:00 Egnatia – Vllaznia (1-1)

17:00 Teuta – Tirana (0-3)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"