Frikë në kombëtaren argjentinase, Mesi dëmtohet dhe humbet përballjen në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 21:35

Frikë në kombëtaren argjentinase, Mesi dëmtohet dhe humbet përballjen në kampionat

Sulmuesi argjentinas Lionel Mesi frikëson kombëtaren dhe PSG-në pasi ka dëmtuar tendinën e Akilit. 

0_GettyImages-1438838735

Klubi francez bëri të ditur se 35-vjeçari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Lorient në transfertë.

Megjithatë, sipas njoftimit të kryeqytetasve bëhet fjalë për një ndalesë për të mos rrezikuar një problem më të madh për Mesin teksa pritet që “pleshti” të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme dhe të marrë minuta në sfidën e radhës.

Stafi mjekësor i Argjentinës si dhe tekniku Lionel Skaloni janë gjithë sy e veshë në Paris për të mësuar gjendjen fizike të numrit 10.

Ndeshja e parë për Argjentinën në Katar është ajo ndaj Arabisë Saudite më datë 22 nëntor, ndërsa në radhë janë edhe sfidat me Meksikën e Poloninë në kuadër të Grupit C.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"