Frikë në Itali, sportisti ikonë pëson atak kardiak dhe dërgohet në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2021 | 19:03

Frikë në Itali, sportisti ikonë pëson atak kardiak dhe dërgohet në spital

Ish-sportisti italian, Antonio Rosi shokoi botën e sportit pas një sulmi në zemër të pësuar këtë të diele gjatë zhvillimit të një turneu.

iamge

52-vjeçari fitues i 5 medaljeve në Lojërat Olimpike në sportin e kanoeve, shkoi menjëherë në urgjencë duke qëndruar nën vëzhgimin e kardiologëve.

E gjithë Italia u prek nga ky lajm, pasi Rosi është një ikonë e këtij sporti në vendin fqinj madje mban dhe postin e nënsekretarit të Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Itali në vitin 2026. Vetë sportisti reagoi duke bërë dhe shaka mbi gjendjen e tij, :’’Pas 50 vitesh shërbim, ndihem si i ri tani’’, tha Rosi duke qetësuar tifozët italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"