“Frikë aspak, kujdes po!”, Orges Shehi flet si trajner i Tiranës: Kam qëndruar me Halilin dje deri vonë. Më intereson rezultati, jo kush luan (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 23:55

“Frikë aspak, kujdes po!”, Orges Shehi flet si trajner i Tiranës: Kam qëndruar me Halilin dje deri vonë. Më intereson rezultati, jo kush luan (E PLOTË)

Orges Shehi u shfaq para mediave ku foli për herë të parë si trajneri i Tiranës. Tekniku durrsak u shpreh i lumtur që do të drejtojë tashmë klubin më të titulluar në Shqipëri. 43-vjeçari theksoi nuk i frikësohet presionit dhe situatës jo të mirë që po kalojnë kampionët e Shqipërisë.
142897574_2792157421040362_3900021581203975579_o

Ai pranoi se mbështet politikën e klubi për promovimin e futbollistëve në kampionate të huaja. Edhe pse në karrierën si portier ka qenë kundërshtar i fortë i Tiranës, Shehi shprehet se kjo gjë nuk e pengon pasi në karrierë ka luajtur me 7 klube të ndryshme.

“Mendimi për ekipin e Tiranës –Pyetja juaj ka gjithçka të vërtetë. Krenar që jam pjesë e klubit më të titulluar në vend. Duke pasur më shumë tituj në vend, presioni rritet. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë përpara. Skuadra do të tentojë të ngjitet sa më lart. Hapat t’i marrim avash. Objektivat dihen për të qenë gjithmonë në majë.

Si u bind për të shkuar te Tirana – Jam pjesë e futbollit prej shumë vitesh. Risku është i madh në këtë profesion. Nuk jam karakter që u shmangem përgjegjësive. E prita me shumë qejf ofertën e Tiranës për emrin që ka dhe kontigjentin aktual. Këto ishin arsyet që erdha këtu.

Shumë 16 pikë për të kapur titullin – 16 pikë është maja. Tani nuk mund të mendojmë për Vllazninë. Shkallë, shkallë ngjitesh lart.

Kundërshtar i Tiranës në të kaluarën– Unë e di që Tirana ka tifozët më të zjarrtët në vend, që e jetojnë shumë këtë fanellë. Dua që t’i kënaqim sa më shumë, pak rëndësi ka se ku kam luajtur. Kam ndërruar 7 ekipe.

Trashëgon ekipin e Egbosë dhe Dedes – Kur e merr një ekip në mes sezoni. Nuk mund të bësh llogari se kush e bëri ekipin dhe kush jo. Unë kam njohur për ekipin. Kemi kontigjent të denjë për të luftuar për sa më lart.

SHEHI HALILI

Aspekti psikologjik – Nuk ndodhemi mirë në renditje, por duhet të bëjmë të pamundurën për të shkuar sa më lart. Që nga stërvitja do prek ekipin, mund të jap një opinion. Sigurisht, ka ndikuar dhe fati, mungesat dhe ana psikologjike.

Presioni – Presioni është prezent dhe normal sepse ka pritshmëri të mëdha. Nuk i frikësohem presionit. Nëse klubi ka politika për të kaluar një futbollist nga një kampionat në tjetër, sigurisht që do ta promovojmë në futbollin bashkëkohor. Për sa i përket ndërhyrjeve që thoni ju. Kam qëndruar me presidentin deri vonë, nuk më është thënë kjo. Më intereson rezultati, pak rëndësi kush luan në fushë.

Drejton një ekip që s’e ka ndërtuar vetë – Po të jetojmë me riskun se çfarë do të ndodhë nesër, i bie të mos punojmë fare. Tirana është larg, por mund të ngjitet. Risku është dhe në jetën e përditshme, jo vetëm në futboll.

Besimi – Unë me stafin tim jemi të bindur që duhet të bëjmë maksimumin nga çdo anë. Rezultatet të mbajnë në punë. Vij me dëshirën për të qëndruar gjithë jetën, por dhe me idenë se mund të iki nesër.

Alternativat e shumta të zgjedhjes së futbollistëve – Patjetër që është plus kur ke kontigjentin e plotë. Lojtarë nga viti i kaluar janë kampionë. Uroj që të kem dhimbje koke për alternativat se kë do zgjedh.

Frikë – Aspak, kujdes po”, u shpreh Orges Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"