“Frikë askënd”, Mërgjyshi karikon Korabin: Fitorja në start vlen për moralin, e kam parë Butrintin në “Youtube”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 11:40

“Frikë askënd”, Mërgjyshi karikon Korabin: Fitorja në start vlen për moralin, e kam parë Butrintin në “Youtube”

Korabi do “bis”. Pasi fitoi në Berat, tani vjen radha e një ndeshjeje shtëpiake. Presin Butrintin dhe synimi mbetet vetëm fitorja, ndonëse bëhet fjalë për kundërshtar vërtet të panjohur.

Mergjyshi

Artan Mërgjyshi e do një trepikësh në Peshkopi, gjë që e pohon edhe për gazetën. “Fitorja në start vlen për moralin dhe besimin, por është vetëm fillimi. Kampionati është ende i gjatë dhe nesër (sot) vjen radha e një tjetër ndeshjeje. Luajmë në shtëpi dhe synimi është vazhdimësia.

E megjithatë, për asnjë çast nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari. Butrinti vjen nga një fitore dhe sigurisht që do të duan të tregojnë veten. I panjohur është, ndonëse unë e kam ndjekur në disa ndeshje në ‘Youtube”. Është e vështirë, por ne jemi të qetë. Mjafton të shprehim potencialin tonë më të mirë. Synimi? Mbetet ngjitja, ndonëse do të jetë një kampionat dhe garë e ashpër. Frikë nuk kemi askënd, por mirë do të jetë të mos bëjmë premtime të mëdha dhe t’i marrim javët një e nga një”.

Formacioni65

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"