Frika nga Koronavirusi, ndeshja mes Juventusit dhe Interit në rrezik. Kryeministri nuk përjashton një tjetër ndalesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 10:59

Frika nga Koronavirusi, ndeshja mes Juventusit dhe Interit në rrezik. Kryeministri nuk përjashton një tjetër ndalesë

Ditën e djeshme për shkak të Koronavirusit u anuluan 4 ndeshje në Serinë A dhe me shumë mundësi e gjitha java e 25-të mund të anulohet.

221955267-c8c42fd8-2ece-4b62-adfd-3801f157ec9d

Të paktën kështu është shprehur kryeministri Xhiuzepe Konte: “Unë nuk mendoj se brenda një jave do të jemi në gjendje të ngadalësojmë virusin dhe aq më tepër lejojmë rifillimin e eventeve sportive. Vendimet tona i bazojmë në vlerësimin e teknikëve dhe ekspertëve. Për javën tjetër do të vlerësojmë një shtyrje të të gjitha ndeshjeve”.

Kujtojmë që në javën e 25-të është programuar të luhet derbi i madh mes Juventusit dhe Interit, në Torino, por pritet një vendim për të marrë vesh nëse do të zhvillohet takimi apo jo

Shumë shkolla dhe biznese janë mbyllur në Italinë veriore, aty ku frika për përhapjen e këtij virusi po shtohet çdo moment e më shumë.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"