Frika nga koronavirusi, Milani mbyll kompleksin dhe ndalon vizitat në muzeun e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 20:56

Frika nga koronavirusi, Milani mbyll kompleksin dhe ndalon vizitat në muzeun e klubit

Klubi i Milanit vendosi mbylljen e kompleksit, muzeut dhe biletarive të saj për shkak të situatës alarmante të krijuar në Itali pas përhapjes së koronavirusit dhe shpalljes së gjendjes së emergjencës nga qeveria italiane në Lombardi dhe Padova.

Azure-The-Sleek-HQ-of-the-AC-Milan-Soccer-Club-02

Sipas medias së klubit kuqezi “MilanNeës.it”, konfirmohet se janë pezulluar të gjitha vizitat në muzeun e klubit, ndërsa të gjitha zyrat e shërbimit të tij janë të mbyllura për ditën e nesërme.

Pritet të shihet se sa do të vazhdojë kjo situatë në Lombardi dhe Padova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"