Frika nga Koronavirus, FSHF gati të spostojë ndeshjet e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 20:51

Frika nga Koronavirus, FSHF gati të spostojë ndeshjet e Kombëtares

Koronavirusi ka bërë që një numër i madh njerëzish t’i kapë paniku, për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura në Itali, ku si pasojë e këtij virusi kanë ndërruar jetën edhe disa njerëz.kombetarja shqiperia

Pikërisht Koronavirusi ka prekur edhe futbollin, teksa në javën që lamë pas u anuluan disa ndeshje të kampionatit italian, ndërkohë që për të tjerat këtë fundjavë është vendosur që të luhen pa tifozë në stadium. Megjithatë kjo situatë në Itali prek edhe Kombëtaren tonë, për shkak të sfidave miqësore që janë planifikuar të luhen në fundin e muajit tjetër.

Si fillim është planifikuar ndeshja me San Marinon në 27 mars ndërsa 3 ditë më vonë do të luhet ndeshja me Slloveninë, e cila është planifikuar të luhet në Itali, në Friuli. Burime pranë “Panorama Sport”, bëjnë me dije se FSHF po mendon të spostojë këto dy ndeshje, për të mos rrezikuar duke luajtur në Itali, për shkak të Koronavirus.shqiperia

Federata Shqiptare e Futbollit po mendon për një alternativë tjetër në lidhje me këto dy ndeshje, teksa ekziston mundësia që një nga këto ndeshje të luhet në “Air Albania”. Pritet që në ditët e ardhshme të kemi edhe një vendim përfundimtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"