Frika nga gjykimi i njëanshëm, Luftëtari do arbitra me stemën e FIFA-s ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 22:54

Frika nga gjykimi i njëanshëm, Luftëtari do arbitra me stemën e FIFA-s ndaj Laçit

Në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Laçit, skuadra gjirokastrite u penalizua dukshëm nga arbitri Olsi Sokoli, i cili i mohoi Luftëtarit dy penallti, në një kohë që fitorja e vendësve 3-0 vulosi në njëfarë mënyre kualifikimin në gjysmëfinale.

Luftetari2

Tashmë, kur dy ekipet do të përballen sërish në Laç, këtë herë për kampionatin klubi i Luftë- tarit ka bërë një kërkesë zyrtare në FSHF. Mësohet se gjirokastritët kërkojnë që për të shmangur çdo paragjykim, ky takim të gjykohet nga arbitra, të cilët mbajnë stemën e FIFA-s. Mbetet për t’u parë nëse sektori i gjykimit do të pranojë këtë kërkesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"