Frika ndaj koronavirusit, nuk përmbahet Baloteli: A po prisni që të infektohemi të gjithë?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 21:12

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Seria A

Frika ndaj koronavirusit, nuk përmbahet Baloteli: A po prisni që të infektohemi të gjithë?!

Në një moment kur Italia fqinje po kalon një situatë tepër të frikshme për shkak të përhapjes së koronavirusit të tmerrshëm, sulmuesi i Breshias Mario Baloteli ka shpërthyer ndaj autoriteteve italiane.

Baloteli55

“Mbyllini stacionet, aeroportet dhe doganat, të paktën derisa të gjendet kura. Apo keni ndërmend ta bëni këtë gjë pasi të infektohemi të gjithë?”, deklaron ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Liverpulit.

Vendi është paralizuar për shkak të përhapjes së koronavirusit. Deri tani janë infektuar 229 persona, ndërsa fatkeqësisht 7 qytetarë kanë humbur jetën. 4 ndeshje të javës së kaluar të kampionatit italian dhe disa takime të skuadrave kombëtare zinxhir të Italisë janë pezulluar nga Federata Italiane e Futbollit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com