“Frika e vetme mbetet arbitrimi”, zyrtari i Partizanit i druhet gjykimit: E kanë bërë baltë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2021 | 18:17

“Frika e vetme mbetet arbitrimi”, zyrtari i Partizanit i druhet gjykimit: E kanë bërë baltë…

Genc Tomori i druhet gjykimit para ndeshjes me Erzenin. Përgjegjësi i Partizanit B dhe njëherësh drejtor i akademisë së kuqe, për “Panorama Sport” deklaroi:

tomori foto

“Kemi ndeshjen me Erzenin, por më shumë ne i druhemi gjykimit sesa skuadrës kundërshtare, për të cilën jemi përgatitur. Duam që kjo ndeshje të vendoset nga ajo çka japin në fushë dhe të mos jenë protagonist arbitrat, të cilët shpeshherë e kanë bërë baltë.

Kështu na ndodhi me Burrelin apo edhe në Peshkopi, duke dhënë penallti të paqena ose të diskutueshme. Çdo ekip të marrë hakun për atë që jep në fushë. Erzeni ka një ngritje pas fitores me Dinamon dhe do të jetë një ndeshje e bukur dhe mjaft interesante. Partizani B do të kërkojë fitoren, por duam të marrim atë çfarë japin lojtarët tanë në fushë”.

Partizani B

A.DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"