Frenoi Kukësin dhe “shtyn” Tiranën te titulli, Jonuz mesazh tifozëve të Vllaznisë: Na qëndroni pranë kur humbasim, jo vetëm kur fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 19:45

Frenoi Kukësin dhe “shtyn” Tiranën te titulli, Jonuz mesazh tifozëve të Vllaznisë: Na qëndroni pranë kur humbasim, jo vetëm kur fitojmë

Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz iu drejtua tifozëve shkodranë që t’i qëndrojnë pranë skuadrës në momentet e vështira, jo vetëm kur fiton apo barazon.

jONUZ KARTONI I VERDHE

Pasi ndali Kukëisn me rezultatin 0-0 në “Elbasan Arena”, tekniku maqedonas foli dhe për luhatjet në rezultate të kuqebluve. Ai i kërkoi lojtarëve të ruajnë përqëndrimin deri në fund duke patur parasysh se disa ndeshje janë penalizuar në minutat e fundit.

“ Barazimi me Kukësin – Kemi treguar në shumë ndeshje kundër ekipeve më të mira se kemi luajtur mirë. Ishim në dijeni se Kukësi  kishte probleme me kartonat dhe lëndimet. Menduam tu mbyllnim hapësirat.

Gjatë ndeshjes kishim aksione të mira dhe raste për të shënuar. Dua të them që 20 minutat e fundti ishim askund. Ata na trysnuan. Një mesazh nderi për fansat tanë dhe tifozët në Shkodër. Kur futojmë dhe marrim pikë për të gjihë është e lethtë. Kur humbim duhet të jenë afër nesh. Është sport kolektiv. Ndodh të humbësh dhe të fitosh.
Qëndron dhe rreziku nëse hapemi në lojë. Kishim 2-3 raste kur kishim aksione kundërsulmuese. Për të ardhmen do ta kem parasysh. Konstatim shumë i mirë.
Ndeshjet jashtë deri në fund të sezonit – Dhashë një deklaratë në televizor. Dhashë një provokim pozitiv. Është futboll, kishim disa ndeshje që humbim në fund. Kishim 5-6 futbollistë që ruheshin për kartonat. Përqëndrimi në minutat e fundit. Duhet të jemi më të përqëndruar kurgjërat nuk shkojnë. Kemi humbur 5-6 ndeshje. Futbolli dhe jeta janë si aventurë”, përfundoi Jonuz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"