Frenk Lampard tërhiqet nga kombëtarja e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2014 | 15:30

Frenk Lampard tërhiqet nga kombëtarja e Anglisë

LampardFrenk Lampard ka njoftuar pensionimin e tij nga përfaqësuesja e Anglisë. Ish-mesfushori i Celsit ka zyrtarizuar tërheqjen nga angazhimet me “Tre Luanët”pëmes një komunikate për shtyp, ku shkruan: “Më duhet t’ju njoftoj se karriera ime në garat ndërkomëbëtare me Anglinë ka marrë fund. Ky nuk është një vendim i lehtë për mua, por është një vendim i duhur. Ka qenë nder dhe krenari për mua që gjatë këtyre viteve të vesh fanellën e Anglisë, por është momenti që të tërhiqem.
Dëshiroj që të koncentrohem më shumë në karrierën me skuadrën time. U falënderohem tifozëve të Anglisë, bashkëlojtarëve, trajnerëve dhe të gjithëve për mbështetjen e dhënë. Unë besoj se Anglia ka lojtarë të talentuar që mund ta dërgojnë këtë kombëtare përpara” – ka thënë Lampard, i cili në karrierën e tij si mesfushor i “Tre Luanëve” ka zhvilluar 106 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"