Francë-Belgjikë, ose taktika kundër talentit. Ja si vijnë dy ekipet në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 16:17

Francë-Belgjikë, ose taktika kundër talentit. Ja si vijnë dy ekipet në gjysmëfinale

Edhe pse gara e radhës së “Tour de France” do të ishte normalisht fokusi i sportdashësve francezë dhe belgë në këtë periudhë të vitit, gjysmëfinalja e Kupës së Botës nuk pritet të ulë shikueshmërinë e garën e radhës. Franca kërkon të kthehet në finalen e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 2006, ndërsa belgët kërkojnë të realizojnë premtimin e “Brezit të tyre të artë” dhe të arrijnë në finale për herë të parë. Belgjika ka fituar të pesta ndeshjet në Rusi, duke shënuar 14 gola dhe duke lënë rrugës Brazilin dhe Japoninë, ndërsa Franca është konfirmuar si vrasësja e ekipeve latine.

france belgjike

Arritje – Në çerekfinale kundër “Seleçaos”, ata treguan aftësinë e tyre për t’iu përshtatur kërkesave të një ndeshje niveli, teksa me japonezët vërtetuan se mund të jenë të brishtë dhe njëkohësisht të fortë. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka treguar se ai mund të bëjë ndryshime në sistemin e tij, duke përdorur 4-3-2-1 për pjesën më të madhe të turneut, por duke iu përshtatur 4-3-3 për të shfrytëzuar dobësitë e rivalëve në krahë. Martinez arriti aty ku paraardhësit e tij dështuan, duke e bërë ekipin më të madh falë talenteve në përbërje, por duke guxuar të lërë në shtëpi edhe lojtarë si Raxha Naingolan. Tekniku iberik ka treguar pragmatizëm të madh taktik duke modifikuar disa nga idetë e tij për t’iu përshtatur karakteristikave të lojtarëve më të mirë. Deshamp më shumë sesa mes vështirësive në fushë, ka lundruar në detin e kritikave në vendlindje. Franca ka gjithashtu cilësi, por gjeometritë janë aspekti që i bëjnë të veçantë, ndaj për më shumë informacione duhet pyetur Leo Mesi me shokë.

Shumëllojshmëri – Specialistët e fushës mezi presin të shohin se çfarë sistemi do të përdorë Belgjika kundër një skuadre si ajo franceze, që është e fortë në mesfushë, solide në mbrojtje dhe vrastare në sulm. Martinez ka treguar kurajë, jo vetëm me listën e përzgjedhur, por edhe gjatë Botërorit, duke preferuar sipas nevojës edhe lojtarë si Çadli në vend Mertens apo rotacione mesfushorësh, ku Felaini, Vitsel dhe Karrasko shpesh i kanë lënë vendin njëri-tjetrit. Duke kaluar te Franca, i vetmi moment dyshimi dhe ndryshimi ishte ndaj Danimarkës, ku skundra u masakrua nga kritikat.

Bosht i njëjtë – Për “Gjelat”, Kupa e Botës ka qenë një progres i vazhdueshëm i ndërtuar rreth portierit Hugo Loris, mbrojtësve qendrorë, Varan dhe Umtiti, dhe mesfushorëve, N’golo Kante dhe Paul Pogba. Olivier Zhiru përbën një pikë strategjike në sulm, së cilës i shtohet ritmi i Kilië Mbape dhe Antuan Griezman, teksa Didie Deshamp duhet vetëm të gjejë momentin për ndryshimin taktik të radhës. Ekipi i tij nuk ka pika të dobëta në shikim të parë; ndaj Hernandez dhe Pavar do të duhet të shfrytëzojnë çdo hapësirë për të vendosur në vështirësi trion belge Kompan- Alderuaireld-Vertonghen. Franca duhet të jetë e kujdesshme ndaj talenti të Eden Hazard dhe Kevin De Brujne, teksa zona franceze do të jetë territori i gjuetisë së Lukakut, i cili beson se nuk ka dhënë ende maksimumin për kauzën belge.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"