‘Francë 2016’/ Ja si e shohin britanikët Shqipërinë në Europian (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2016 | 20:35

‘Francë 2016’/ Ja si e shohin britanikët Shqipërinë në Europian (FOTO)

Pas përfundimit të ndeshjeve miqësore të marsit që ekipet e kualifikuara për në Europian zhvilluan gjatë ditëve të fundit, mediat britanike kanë bërë një renditje se cilat janë skuadrat favorite për fitimin e trofeut.

albania-large_trans++ERCyFNcLUIKPeqT28e10mzpxpYDyTJFhTG4UhEi2PewSipas të përditshmes “The Telegraph”, Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Hungarinë.

“Çfarë mund të themi për Shqipërinë që nuk është thënë deri tani? Hmm. Ata humbën 2-1 në miqësoren me Austrinë javën e kaluar dhe nuk janë aq të veçantë, jo aq sa flitet për ta”,-shkruan “The Telegraph”, ndërsa nuk përfshinë në artikullin e saj fitoren që kuqezinjtë arritën një natë më parë ndaj Luksemburgut (0-2).

alaba-large_trans++KkzUGe8q7_A35DWV6BPUcdrIjj7OQXBixBfIvNpNFzU

Në foton që ilustron Shqipërinë shihet mbrojtësi Elseid Hysaj në ndeshjen e Vjenës, ndërsa në tekstin e dedikuar për Austrinë, shihet Taulant Xhaka në dyluftim me futbollistin David Alaba në ndeshjen Austri-Shqipëri (2-1).

goetze-large_trans++N7kF8Fb6ID_G1m99xXXMy0CnEi70FT3IFGbURfHNNqo

Po sipas gazetës britanike, në vend të parë renditet Gjermania, e ndjekur nga Franca dhe Spanja. Dy kundërshtarët e tjerë të Kombëtares në grup, Zvicra dhe Rumania, renditen në vendin e 17 dhe të 20.

swiss-large_trans++MdYdPu_9-tJRUiuuV6k4Mtno2d-nB1csIehI2wzLOzAZvicra

romania-large_trans++ytxLMmtfp3sC_cEhhtHl3-dUxgM8wAFA_oX6s-yYk0URumania

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"