VIDEO/ Franca përmbys Argjentinën, Mbape çon Mesin në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2018 | 17:53

VIDEO/ Franca përmbys Argjentinën, Mbape çon Mesin në shtëpi

Franca ka arritur një fitore të madhe përballë Argjentinës, në ndeshjen e parë për fazën e 1/8-ave. E një Kilian Mbape në super formë, “gjelat” mposhtën 4-3 me dy ekipin e Sampaolit.

Franca

Grizman zhbllokoi shifrat me një penallti, pas vrapimit fantastik të Mbapesë. Por, një perlë e Di Marias dhe një gol karambolesk i Merkados, bëri që Argjentina përmbysë shifrat në Kazan Arena.

Gjithsesi, yjet francezë, nuk u dorëzuan, dhe barazuan pas një super goli të Pavard nga jashtë zone. Më pas, me një Mbape që vazhdonte të bënte diferencën, Franca shënoi edhe dy herë, për të qenë ekipi i parë që pret biletën për në çerekfinale. Edhe Aguero shënoi në minutën e 93-të, por vetëm kaq për argjentinasit. Zhgënjen kështu Argjentina, që bën gati valixhet.

mbape

 

 

Francë-Argjentinë 4-3

GOL: Grizman pen. 13′ , Pavard 57′ , Mbape 64′, 68′ / Di Maria 41′, Merkado 48′, Aguero 93′

 

93′ GOOOL Aguero shënon me kokë në sekondat e fundit.

68′ GOOOL I papërmbajtshëm Mbape, shënon edhe golin e dytë personal.

64′ GOOOL Mbape përmbys gjithçka.57′ GOOOL Pavard realizon një super gol nga jashtë zone.

57′ GOOOL Pavard realizon një super gol nga jashtë zone.


48′ GOOOL Merkado shënon pas një përplasje të topit në zonë.

41′ GOOOL Di Maria shënon me një perlë nga jashtë zone.

13′ GOOOL Grizman shënon me penallti.

11‘ Zbritje fantastike nga Mbape, Roho e pengon brenda zone. Penallti për Francën, karton i verdhë Roho.

9′ Grizman godet nga encja, topi ndalet vetëm në traversë.

FORMACIONET

Franca: Loris, Varane, Pavarad, Umtiti, Hernandez, Pogba, Kante, Friezman, Mbape, Matiudi, Zhirud
Trajner: Deshamp

Argjentina: Armani, Rojo, Otamenti, Taliafiko Merkado, Banega, Maskerano, Perez, Di Maria, Pavon, Mesi
Trajner: Sampaoli

form

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"