Franca nuk mjafton, Shqipëria U-21 përgatit Estoninë me duel ndaj korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2017 | 15:54

Franca nuk mjafton, Shqipëria U-21 përgatit Estoninë me duel ndaj korçarëve

Ndeshja miqësore kundër Francës ishte një test i rëndësishëm për përfaqësuesen U-21 të drejtuar nga Alban Bushi, por me sa duket nuk mjafton për të përgatitur duelin zyrtar kundër Estonisë, të vlefshme për eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

shpresat france

FSHF ka bërë të ditur se skuadra, e grumbulluar në Pogradec për të përgatitur duelin, do të zhvillojë nesër pasdite në këtë qytet një ndeshje testuese kundër skuadrës U19 të Skënderbeut.

Këtu, Bushi do të ketë mundësinë të provojë më mirë futbollistë që ka në dispozicion, përfshirë edhe ata që nuk u aktivizuan apo munguan ndaj Francës për shkak të dëmtimeve apo impenjimeve me klubet e tyre si në rastin e Irlian Cekës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"