Franca eliminon Gjermaninë dhe gjen Portugalinë në finale (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2016 | 22:52

Franca eliminon Gjermaninë dhe gjen Portugalinë në finale (VIDEO)

UPDATE/ Franca eliminon Gjermaninë dhe prek finalen. “Gjelat” triumfuan në takimin e vlefshëm për gjysmëfinalet e “Euro 2016” me dy gola të Grizmanit. Me këtë rezultat Franca, e cila është edhe vendi organizator i këtij turneu, do të përballet me Portugalinë në finale.

607130625_AL_9279_80362C98AED871ACAD92C53A50C7ACC5_3538

Pjesa e dytë
Franca kryeson ndaj Gjermanisë në pjesën e dytë me 2 gola të Grizmanit. Sulmuesi shënoi golin e dytë për “gjelat” në minutën e 72’ të pjesës së dytë. Një gabim i mbrojtjes gjermane çoi një top në këmbët e Grizmanit në zonën e rreptësisë, që nuk e pati të vështirë të realizonte dopietën e tij në këtë sfidë.

607130625_AL_9484_C44D8F848D771797290D25B37630991C_3538Në minutën e 61′ të lojës trajneri trajneri gjerman aktivizoi Shkodran Mustafin në vend të Boateng. Ky i fundit u dëmtua duke lënë fushën e blertë. Lëv provoi një tjetër zëvendësim pesë minuta më pas, duke futur në lojë Gëcen në vend të Kan. Ndërsa Deshamp iu përgjigj duke futur Kante në vend të Pajesë.

607130625_AH_2362_433175435003922116997418955C4232_3538

Pjesa e parë
Kur dukej se Ricoli do të vërshëllente mbylljen e pjesës së parë, trajneri italian pa një prekje të topit me dorë nga Shvajnshtajger, duke thënë 11-metërsh në minutën e 45′. Grizman nuk e pati të vështirë të shënonte përballë Nojerit, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

607130625_LB_0130_9518327D8DCE42634EF7D0EC47A1CE79_3538

Zhiru pati një mundësi të artë për Francën pas një aksioni që nisi pas mesit të  fushës, duke kapur në befasi mbrojtjen gjermane, por u bllokua nga Hëveds në momentin kur ai do të gjuante drejt Nojerit.

Grizman ne momentin e gjuajtjes se penalltise

Grizman ne momentin e gjuajtjes se penalltise

Gjermanët humbën një rast të mirë për gol në minutën e 13′, kur Myler gjuajti në zonën e rreptësisë, por topi u devijua pa rrezikuar kuadratin e Lorisit.
Nga ana e tyre francezët u shfaqen më të rrezikshëm më dhjetë minutat e para. Një aksion i nisur nga krahu i majtë në minutën e 7′, nxorri disi të zbuluar Grizmanin në zonën e rreptësisë, por gjuajtja e tij u devijua nga Nojer.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Velodrome” të Marsejës, impiant i cili ka një kapacitet prej 67,354 vendesh.

607130625_LG_1309_ED35DF0EDEC5610E984E130CCB38101F_3538

Arbitër kryesor UEFA ka caktoi italianin Nikola Ricoli, me anësorë Elenito Di Liberatore, Mauro Tonolini, ndërsa pas porte qëndruan Daniele Orsato dhe Antonio Damato. Abritër i katërt është Damir Skomina nga Sllovakia.

Rezultati final:
Gjermani – Francë 0 – 2
Gol: Grizman 45+2′, 72′

Formacionet zyertare:

GJERMANIA (4-2-3-1): Nojer, Kimish, Hëvedes, Boateng, Hektor, Shvajnshtajger, Kros, Kan, Ozil, Draksler, Myler
Trajner: Lëv.

FRANCA (4-2-3-1): Lloris; Sanja, Umtiti, Koshielni, Evra; Pogba, Matuidi; Sisoko, Grizman, Pajet; Zhiru.
Trajner: Deschamp.

strong>Vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"