FOTO+VIDEO/ U hodh nga kati i gjashtë, ja si shpëtoi Aldo Teqja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 23:51

FOTO+VIDEO/ U hodh nga kati i gjashtë, ja si shpëtoi Aldo Teqja

Rrëzimi nga kati i gjashtë i pallatit të portierit të Partizanit, Aldo Teqja, ishte vërtetë i dhimbshëm për komunitetin sportiv dhe jo vetëm, që u trondit nga kjo ngjarje.

aldo teqja

24-vjeçari Teqja ende gjendet në ambientet e Spitalit të Traumës, dhe mjekët po bëjnë ç’është e mundur që rreziku të kalojë plotësisht. Por, “Panorama Sport” ju sjell foto dhe video nga pallati ku është hedhur Teqja, siç raportohet, pas debateve me partneren e tij.

pallati teqjaa

(Pallati i Aldo Teqjes, nga ku është hedhur portieri)

Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, dhe fakti që poshtë banesës së tij ka shumë tenda, kanë bërë të mundur që shpejtësia e tij të ulet sado pak gjatë rënies.

vendi renia e teqjes

(Vendi me bar ku ka rënë Aldo Teqja)

Gardiani ka rënë gjithashtu në një pjesë me bar, dhe kjo mund të ketë shërbyer akoma më shumë që goditja të mos ketë qenë fatale për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"