FOTO+VIDEO/ Tragjedi në Kupën e Afrikës, tifozët vdesin në kangjellat e stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 10:59

FOTO+VIDEO/ Tragjedi në Kupën e Afrikës, tifozët vdesin në kangjellat e stadiumit

Kupa e Afrikës vazhdon të prodhojë lajme që nuk kanë të bëjnë me atë që ndodh në fushë. Ndeshja mes Kamerunit dhe Komoreve e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Afrikës fituar 2-1 nga vendi organizator është shndërruar në një tragjedi.

kupa e afrikes

Në hyrje të stadiumit në të madh të Kamerunit, “Olembe”, tifozët janë shkelur me njëri-tjetrin duke shkaktuar të paktën 7 viktima, por të tjerë mund t’i shtohen bilancit tragjik.

Konfederata Afrikane ka konfirmuar incidentin, ndërkohë që i lartë është edhe numri i të plagosurve, mbi 40.

“Disa të plagosur janë në gjendje të rëndë”, tha një infermiere për agjencinë “AP”. Sipas disa dëshmitarëve, tragjedia ndodhi pas grumbullimit të madh të tifozëve në kangjellat e stadiumit. Stadiumi “Olembe” ka një kapacitet prej 60 mijë personash, por kufiri është ulur në 80%, për shkak të masave anti-COVID.

t1

t2

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"