FOTO+VIDEO/ Tmerr në sfidën U-20, tifozët hedhin drejt lojtarëve një…thikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 13:30

FOTO+VIDEO/ Tmerr në sfidën U-20, tifozët hedhin drejt lojtarëve një…thikë

Në sfidën e U-20 në Brazil, midis Sao Paolo dhe Palmerias ndodhi një ngjarje e pakëndshme për lojtarët e të dy ekipeve që ishin në fushë, në fundin e pjesës së parë.

pjimage - 2022-01-23T132711.570

Disa tifozë të Sao Paolos u mundua të hynin në fushë dhe të sulmonin futbollistët kundërshtarë, por ata u ndaluan nga vetë lojtarët e tyre. Gjithashtu u desh dhe ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën. Por kjo nuk ishte e gjitha.

fsdh

Tifozët e tjerë që ndodheshin në tribuna filluan të hidhnin sende drejt fushës dhe midis tyre u gjet një thikë të zezë. Kjo gjë bëri që lojtarët të ndiheshin të terrorizuar nga tifozët vendas. Gjyqtari u detyrua t’i dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes deri sat ë qetësohej situate.

palmerias

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"