FOTO+VIDEO/ Tifozëve të Milanit u soset durimi, shikoni cfarë i bëjnë Donarumës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 23:11

FOTO+VIDEO/ Tifozëve të Milanit u soset durimi, shikoni cfarë i bëjnë Donarumës

Xhanluixhi Donaruma është rikthyer përsëri në qendër të kritikave për tifozët e Milanit. Pas telenovelës së gjatë, në merkaton e verës, që më në fund përfundoi me rinovimin e kontratës, tashmë agjenti i portierit, Mino Raiola, ka deklaruar se lojtari i tij duhet të prishë kontratën me Milanin, pasi ndihet i dhunuar psikologjikisht.

donaruma qan

Por, tifozët e Milanit nuk mund t’ia falin një tjetër tradhëti portierit të ri. Në një parrullë gjigande të shfaqur para ndeshjes së Kupës me Veronën, në tribunën e Curva Sud, banderola shkruante: “Dhunim psikologjik me 6 milionë euro në vit dhe blerja e vëllait tënd parazit? Tani zhduku copë m… se durimi mbaroi!”

donaruma banderola

 

Kur thirret numri dhe emri i Donarumës, tifozët fillojnë vërshëllimat…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"