FOTO+VIDEO/ Salla “Farie Hoti” në kantier ndërtimi, ja kur pritet të përfundojë shtëpia bardheblu
Prej disa ditësh Klubi Shumësportësh Tirana ka nisur punimet për rikonstruksionin e sallës “Farie Hoti”.
Shtëpia e skuadrave bardheblu tashmë është kthyer në kantier ndërtimi, teksa po punohet për ta kthyer këtë ambient të vjetër dhe të amortizuar në një terren komod dhe të denjë për një klub të madh si Tirana.
Do të restaurohet tërësisht parketi, ulëset, të cilat nuk do të jenë më prej druri, dhomat e zhveshjes, banjot dhe të gjitha ambientet e godinës.
Në klub bëjnë të ditur se synohet që këto punime të mbyllen rreth fundit të muajit tetor, në mënyrë që Tirana të rikthehet në shtëpinë e saj.
Aktualisht skuadrat bardheblu të lojërave me dorë po stërviten në “Feti Borova” dhe “Asllan Rusi”, aty ku dhe do t’i zhvillojnë ndeshjet e fillimit të sezonit.
JA SI DO TË DUKET “FARIE HOTI” NË PËRFUNDIM –
ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"