FOTO+VIDEO/ Roma prezanton uniformën e re për sezonin e ardhshëm, ja fanella që mund të luajnë në finalen e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2022 | 14:29

FOTO+VIDEO/ Roma prezanton uniformën e re për sezonin e ardhshëm, ja fanella që mund të luajnë në finalen e Tiranës

Roma në bashkëpunim me sponsorin “New Balance” ka prezantuar zyrtarisht fanellën e saj më të re për sezonin e ardhshëm futbollistik 2022/2023.

ROMA 1

Klubi verdhekuq e ka bërë vetë publike këtë lajm me anë të njoftimeve në profilet e saj të rrjeteve sociale.

Kjo fanellë do ta bëjë debutimin që në sfidën ndaj Venecias, mbrëmjen e së shtunës në orën 20:45, në stadiumin “Olimpico”.

Për efekt marketingu kemi parë shumë skuadra europiane që veshin fanellat e reja të sezonit pasardhës në fund të edicioneve futbollistike dhe këtu nuk bën përjashtim as skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo, nga ku me shumë mundësi këtë uniformë mund ta përdorë edhe në finalen e Tiranës të Ligës së Konferencës, ndaj Fejnordit në stadiumin “AIR Albania”, më 25 maj në orën 21:00.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"