FOTO+VIDEO/ Prezantohet Enkeleid Dobi: Kukësi është sfida ime! Nuk më morën se jam Brad Pit, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 14:38

FOTO+VIDEO/ Prezantohet Enkeleid Dobi: Kukësi është sfida ime! Nuk më morën se jam Brad Pit, por…

Klubi i Kukësit ka prezantuar sot në një konferencë për mediat trajnerin e ri, Enkeleid Dobi, si dhe drejtorin sportiv Naim Halili. Në prani të administratorit Lavdrim Gjici dhe aksionerit të klubit, Marsel Braka, trajneri 47-vjeçar nga Durrësi qw vjen pas eksperiencës në Poloni, theksoi se Kukësi është sfida e tij:

ENKELEID DOBI 2 (1)

Ambiciet me Kukësin – “Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit e klubit që më dha këtë detyrë në një projekt ambicioz. Do të mundohem të jap maksimumin dhe që të jem i denjë për këtë rol e të jem në nivelin e duhur dhe atë që kërkon klubi ndaj meje. Unë dua të luftoj për diçka do bëj gjithçka të arrij nivelin e duhur.”

Karriera – “Për mua mund të jetë dhe një trampolinë. Karriera ime ka nisur me Apoloninë në moshat 16, 18 dhe pastaj nga Kategoria e Tretë deri në Kategorinë Superiore. Kam ardhur në vendlindjen time, kjo është një provë për mua. Kualiteti nuk mungon na duhet pak kohë të bëjmë grupin. Çdo problem ka zgjidhje edhe pse jemi 7 pikë pas. Në start nuk jemi mirë, por do bëjmë ç’është e mundur ta kapim ritmin dhe të tjerët.”

Momenti i duhur – “Ndonjëherë duhet të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Asnjëri nuk e di se çfarë do të ndodhë pas dy muajsh. Nuk kam ardhur vetëm për mbijetesën, sepse nuk do të vija të ishte për aq pak. E kam parë Kukësin live në 4 javët e para kur kam qenë në Poloni.”

Metafora me Kukësin – “Nuk kam ardhur këtu për të bërë Lazanjën, të shoh çfarë kam material për ta përgatitur. Kripa dhe piperi janë në çdo vend njësoj, por duhet të dimë sa dhe si duhet ta hedhim. Ta gatuajmë, ta skuqim, ta zimë që të dalë diçka e shijshme dhe kjo do kohë.”

Pranimi i ofertës – “Kam ikur në vitin 1996 dhe erdha se ka një projekt ambicioz. Për sa pranova e kam një rivalitet dhe me veten time, për mbijetesë nuk kisha ardhur. Detajet duam që të jenë në anët tona. Nuk kam ardhur këtu se do të bëj çudira, do të bëj punën që më është ngarkuar. Unë nuk jam Bred Piti, jam me një klub ambicioz.”, përfundoi Dobi.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Enkeleid Dobi firmosi me Kukësin, zbulohen cilët ishin kandidatët për pankinën e verilindorëve

EKSKLUZIVE/ U largua nga Kukësi, zbardhen prapaskenat me dorëheqjen e Skënder Gegës nga verilindorët

Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”, Kukësi zyrtarizon trajnerin e ri

EKSKLUZIVE/ Ish-sulmuesi i kombëtares pranë stolit të Kukësit, pritet nesër bashkë me ish-kapitenin e verilindorëve

EKSKLUZIVE/ Reagon Gega: E vërteta e largimit nga Kukësi, ja çfarë me tha Gjici

Kukësi zyrtarizon divorcin me Gegën: Iu dha besim, nuk bëri kthim pas

EKSKLUZIVE/ Kukësi mbetet pa trajner, Skënder Gega e mbyll me verilindorët

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"