FOTO+VIDEO/ Prezantohen tre projektet, ja si pritet të duket stadiumi i ri i Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2023 | 12:23

FOTO+VIDEO/ Prezantohen tre projektet, ja si pritet të duket stadiumi i ri i Flamurtarit

Pas Korçës dhe Durrësit, radhën për të mësuar projektin final për stadiumin e ri e ka Vlora me 3 studio të cilat garojnë me njëra-tjetrën.Collage Maker-06-May-2023-12-23-PM-4522

Projekti i parë erdhi nga studio italiane FUKSAS (Itali) e cila solli idenë e një stadiumi dhe një muzeu me historinë e klubit të Flamurtarit. Dëshira e studios është të bëjë lidhjen e stadiumit me qendrën e qytetit dhe detit. Projekti përfshin një pishinë dhe kullë ku do të ketë dhe apartamente.

bandicam 2023-05-06 11-29-33-139  bandicam 2023-05-06 11-30-02-204 bandicam 2023-05-06 11-30-46-844 bandicam 2023-05-06 11-32-35-961 bandicam 2023-05-06 11-32-50-188Projekti i dytë u prezantua nga studio OPPENHEIM  (SHBA & Zvicër) e cila erdhi me idenë e një stadiumi me 10 mijë vende duke përfshirë gjithashtu dhe hapësira të mëdha publike. Sipas tyre do të ketë një park, fushë basketbolli, pishinë etj. Jashtë stadiumit do të ketë një shesh për njerëzit që duan të çlodhen. Nuk do të jetë shumë afër banesave ekzistuese.

22 81

bfb

7441

bandicam 2023-05-06 11-34-37-947

Projekti i tretë u prezantua nga studio belge XDGA e cila solli idenë e një stadiumi ikonik të rrethuar me kulla, që do të shërbejnë për një pamje më të bukur. Sipas studios do të ketë fusha sportive, pishinë, do të ndërtohen edhe disa ndërtesa që do të jenë të rëndësishme për më vonë.

bandicam 2023-05-06 11-59-35-555 bandicam 2023-05-06 12-06-32-621 bandicam 2023-05-06 12-16-12-931 bandicam 2023-05-06 12-16-27-398bandicam 2023-05-06 12-19-24-459

bandicam 2023-05-06 12-23-04-370

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"