FOTO+VIDEO/ Plas sherri te skuadra e njohur, lojtari godet me grushte shokun e ekipit në dhomën e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 23:30

FOTO+VIDEO/ Plas sherri te skuadra e njohur, lojtari godet me grushte shokun e ekipit në dhomën e zhveshjes

Në ndeshjen mes Rasing Avejaneda dhe Boka Zhuniorsit, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, e vlefshme për javën e 13-të në elitën e futbollit argjentinas, ka pasur edhe momente tensioni.

SHE

Në pushimin mes pjesëve, ka ndodhur çudia mes dy shokëve të skuadrës të Boka Zhuniorsit.

Protagonistë argjentinasin Dario Benedeto dhe Karlos Zambrano, me këtë të fundit që e pëson me grushte nga shoku i tij i skuadrës.

Pamjet nuk janë transmetuar, por kjo duket mjaft qartë ku të dy lojtarët janë me shenja të dallueshme në fytyrë pasi zbritën në fushën e blertë për të zhvilluar pjesën e dytë të takimit.

SHE 1

Skuadra e Boka Zhuniorsit po kalon një moment të vështirë pasi në 13 javë kampionat ndodhet në vendin e 11-të me 19 pikë të grumbulluara, -9 nga kreu i renditjes që mbahet nga Atletico Tukuman.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"