FOTO+VIDEO/ Plas në Kavajë, sherr mes lojtarëve! Arbitri jep 7 kartonë të kuq. Shikoni pamjet e sherrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 19:05


FOTO+VIDEO/ Plas në Kavajë, sherr mes lojtarëve! Arbitri jep 7 kartonë të kuq. Shikoni pamjet e sherrit

Rikthehen skenat negative në futbol lin e moshave. Në ndeshjen e luajtur dje në Kavajë mes të rinjve të Besës dhe atyre të Apolonisë, që janë në Grupin B, ka pasur një përplasje mes lojtarëve, duke shkaktuar kaos në fushë afër fundit të lojës. Kur takimi ishte mbërthyer në shifrat 1-0 për Besën, ndodh e papritura në minutën e 75-të.

sherri ne kavaje (1)

Pas një depërtimi afër zonës, sulmuesi kavajas, Lila, pengohet. Në këtë moment ka një përplasje mes lojtarëve, teksa shtyhen me njëri-tjetrin. Nuk bëhet fjalë për grushte, por zgjatje dore dhe shtyrje pa fund mes të rinjve, duke e bërë situatën të dalë jashtë kontrollit.

Në fushë u futën edhe pjesëtarët e dy stafeve teknike për t’i ndarë futbollistët e rinj. Pas tri minutash u kthye qetësia në fushë. Ndërkohë, gjyqtari Dorian Maleta, pasi ndoqi me vëmendje përplasjet e lojtarëve, vendosi të nxjirrte 5 herë nga xhepi kartonin e kuq. Asllanaj, Gjolena dhe Ar.Hebeja lanë fushën për fierakët, ndërsa nga kavajasit u ndëshkuan Meçja dhe Ligeja. Por nuk mbarojnë këtu kartonët e kuq, në një kohë që skuadrat kishin mbetur respektivisht Apolonia me 8 lojtarë dhe Besa me 9. Në minutat në vijim, pas dy të verdhëve, barazohen numrat në fushë, pasi del edhe Hoxha për kavajasit.

bESA APOLONIA

Nuk kalojnë as dy minuta dhe një ndërhyrje e rëndë e Ru.Hebejës detyron arbitrin ta ndëshkojë me të kuq, duke lënë Apoloninë me 7 lojtarë. Në bazë të rregullores, ndeshja vazhdon edhe me 7 futbollistë, deri në rastet kur një ekip merr më tepër se 4 kartonë të kuq. Në fund ndodh edhe mrekullia, pasi fierakët me 7 lojtarë barazojnë shifrat ndaj kavajasve me tetë në fushë. Është Bala që shënon për miqtë në shtesë, duke mbyllur kështu 1-1 një takim që i pati të gjitha.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com