FOTO+VIDEO/ “Një lojtar ka prerë dorën, po na hanë djersën”, plas në Kosovë. Ngrihet rast penal për ish-futbollistin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 21:21

FOTO+VIDEO/ “Një lojtar ka prerë dorën, po na hanë djersën”, plas në Kosovë. Ngrihet rast penal për ish-futbollistin e Kombëtares

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, mbeti i shtrirë për disa minuta në fushë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit, të zhvilluar të mërkurën në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. Dallku dhe disa anëtarë të tjerë të Prishtinës, përfshirë këtu edhe lojtarët, u spërkatën me spraj nga një pjesëtar i Policisë, pasi kishte shkuar të ankohej për gjykimin në derbi tek arbitri kryesor, Kreshnik Vula, dhe ndihmësit e tij. U nevojitën edhe disa minuta të tjera derisa situata e acaruar u qetësua, ku nën rrethimin e pjesëtarëve të Policisë, arbitrat u larguan nga fusha.Screenshot_23-780x439

Derbi i kësaj jave që u luajt në Gjilan, përfundoi me fitoren e ekipit vendës 2-1 mes shumë polemikave. Pak minuta më vonë, erdhi edhe reagimi i Prishtinës në rrjetin social “Facebook”, ku paralajmëroi largimin nga garat kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund të sezonit. “FC Prishtina me gjasë, 99% do të tërhiqet nga gara!”, ishte postimi që erdhi menjëherë pas postimit: “Shumë futbollistë dhe trajnerë janë dëmtuar nga sulmi i Policisë, sidomos nga spraji i përdorur, por ka edhe lëndime të tjera. Boshnjaku ka prerë dorën dhe është dërguar në emergjencë”.

REVOLTA E DALLKUT

Mirëpo edhe më i rëndë ishte reagimi i trajnerit Dallku që vazhdimisht mbante dorën në fytyrë për shkak të sprajit me të cilin ishte spërkatur. “Marre është kjo çka ndodhi këtu. Është mëkat të hahet djersa e futbollistëve. Kështu nuk luhet futboll. Marre iu qoftë”, tha ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, duke mos dashur të flasë për ndeshjen. Ndërkohë, ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri, e quajti krim atë që ndodhi në stadiumin e Gjilanit dhe shtoi se kurrë në jetën e tij nuk kishte përjetuar një skenë të tillë, aq të pahijshme. “Policia e spërkati stafin me spraj dhe mund të them se kurrë një krim të tillë nuk e kam përjetuar. Më vjen shumë keq prej FFK-së, që cakton arbitra të tilla. S’ka më futboll këtu”, shtoi Curri, duke e quajtur arbitrin Vula si protagonistin kryesor.cats8-768x423

INCIDENTI 

Në fakt, gjithçka nisi në minutën e 50-të kur arbitri Vula e përjashtoi portierin e Prishtinës, Visar Bekaj, që e ndëshkoi me karton të kuq. Ky vendim ngjalli polemika dhe debate të shumta te Prishtina. Ndërhyrja e Bekajt jashtë zonës në një duel ajror me Gerhard Prognin e Gjilanit u vlerësua për karton të kuq, vendim që arbitri kryesor Vula e mori pas konsultimit me ndihmësin e tij, Fatmir Sekiraqa. Bekaj e lëshoi fushën i përlotur dhe vetëm pak minuta më vonë Gjilani kaloi në epërsi.

DËMET NË STADIUM

Pas kësaj ka reaguar edhe klubi i Dritës, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, publikon pamje nga dëmtimi i objekteve në stadium nga Prishtina. Në foto shihen dëmtimet në ulëse, dollape, dritare të thyera si dhe mbeturinat e lëna nga ana e kryeqytetasve. Ekipi i Gjilanit, deri më tani, akoma nuk ka reaguar zyrtarisht për këto dëme materiale.JK

REAGIMI I POLICISË

Policia e Rajonit të Gjilanit ka dhënë detaje nga ai incident, duke thënë se Policia e Kosovës ka ndërhyrë që të mos sulmohen gjyqtarët e këtij takimit. Sipas tyre është ngritur rast penal ndaj trajnerit Armend Dallku, për sulm ndaj personve zyrtarë.

“Më 08 korrik 2020, në stadiumin e qytetit në Gjilan, është zhvilluar ndeshja në mes të KF ‘Gjilani’ dhe KF ‘Prishtina’. Pas përfundimit të ndeshjes stafi i KF ‘Prishtina’ vërsulet në drejtim të referit kryesor dhe të tjerëve, pasi, sipas tyre, ishin të pakënaqur me referimin e tyre.

Oficerët policorë ndërhynë për të siguruar që të mos të sulmohen referët e ndeshjes dhe me këtë rast i dyshimti A.D. i fyen policët dhe tenton që edhe t’i sulmojë fizikisht”.

Disa persona janë sjellë në stacionin policor dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj njërit nga të dyshimtit, A. D., të hapet rast penal ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për “Telegrafin”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"