FOTO+VIDEO/ Miqësorja e veteranëve në Ditën e Pavarësisë, dardanët triumfojnë falë penalltive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 18:29

FOTO+VIDEO/ Miqësorja e veteranëve në Ditën e Pavarësisë, dardanët triumfojnë falë penalltive

Ndeshja mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me triumfin e dardanëve vetëm pas goditjes së 11-metërshave.

veteranet shqiperi kosove

Kombëtarja zbriti në fushë me legjendat e futbollit me emra si Ilir Bozhiqi, Hysen Zmijani, Alpin Gallo, Armend Dallku, Ardian Mema, Ilir Lame, Ilir Alliu, Agustin Kola, Fatbardh Jera, Migen Memelli dhe Roland Iliadhi, ndërsa trajner i kuqezinjve ishte Sulejman Mema.

memelli veteranet

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa te penalltitë dardanët u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultatin 10-11.

dallku

Një sfidë mjaft e bukur dhe e veçantë që u luajt nën ritmin e ‘’fair-play’’ për të mos ngarkuar së tepërmi gjendjen fizike të pjesëmarrësve.

hysen zmijani

Pas ndeshjes, u mbajt dhe një ceremoni simbolike ku fituesit iu dorëzua një Kupë simbolike.

gilman lika sfida kombëtarja a veteraneve

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"