FOTO+VIDEO/ Merret vendimi për Skënderbeu-Teuta, ja kur do të nisë ndeshja në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 13:54

FOTO+VIDEO/ Merret vendimi për Skënderbeu-Teuta, ja kur do të nisë ndeshja në Korçë

Ndeshja e Kupës mes Skënderbeut dhe Teutës u vendos të luhet.Ka qenë i deleguari i FSHF Uvil Zaimi që pasi ka komunikuar me shefat e sektorit të garës dhe me zyrtarë të dy ekipet kanë vendosur që takimi të fillojë normalisht në orën 14:20.

272146258_4652302034887514_4980727917050026892_n

Shkak për shtyrjen e ndeshjes për gati 30 minuta është bërë një problem me dushet e stadiumit Skënderbeu.Dushe që për shkak të temperaturave të ulëta i gjithë sistemi i ujit ka ngrirë.

Në momentet e para u fol për shtyrje të takimit të kupës ndërkohë që burime thanë se durrsakët e kanë kërkuar ndeshjen edhe në tavolinë për mos përmbushje të masave të zhvillimit të ndeshjes.

Ndërhyrja e sektorit të garave ka vendosur që ndeshja të luhet dhe Teuta dushin pas ndeshjes ta bëjë në hotelin ku ishin akomoduar.

WhatsApp Image 2022-01-27 at 1.58.58 PM (1)

 

 

 

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"