FOTO+VIDEO/ Matja e temperaturës dhe maskat e personalizuara, shikoni si e rifillon stërvitjen Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 19:03

FOTO+VIDEO/ Matja e temperaturës dhe maskat e personalizuara, shikoni si e rifillon stërvitjen Tirana

Tirana ka rifilluar ditën e sotme në ambientet e kompleksit “Skënder Halili” stërvitjen në grup, pas një ndërprerje afro 3 mujore për shkak të Koronavirusit.

tirana stervitje

Bardheblutë kanë respektuar të gjitha masat e protokollit, teksa lojtarëve iu është matur temperature përpara fillimit të stërvitjes.

Karabeci temperatura

Çdo futbollist i Tiranës, kishte maskë të personalizuar, për të shmangur sa më shumë rrezikun për transmetimin e virusit që bëri kërdinë në gjithë bota.

Maskat

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë disa video dhe foto ekskluzive nga moment i rifillimit të stërvitjes te 24 herë kampiont e vendit, që janë edhe kryesuesit aktual të kampionatit.

tirana5

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"