FOTO+VIDEO/ Humbi ndaj rivalit ukrainas, sportisti rus hipën në podium me simbole pro luftës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2022 | 16:55

FOTO+VIDEO/ Humbi ndaj rivalit ukrainas, sportisti rus hipën në podium me simbole pro luftës

Lufta Rusi-Ukrainë ka solidarizuar disiplina të ndryshme të sporteve, por dhe ka përçarë shumë. Natyrisht vëmendjen më të madhe e kanë marr sportistët e këtyre dy shteteve, të cilat janë në përplasje të ashpër me njëri tjetrin.

pjimage (6)

Një rast i fundit ka ndodhur në disiplinën e gjimnastikës, ekzaktësisht në dhënien e medaljeve. Ukrainasi Ilia Kovtun fitoi medaljen në garën e herurave paralelë ndaj rusit Ivan Kuliak.

Gjatë momentit kur gjimnastët hipën në podium, sportisti rus kishte në uniformën e tij një simbol me gërmën “Z”. Ky simbol përfaqëson termin fitore që përdoret nga Rusia.

Këtë simbol e kanë vënë dhe mbështetësit e Vladimir Putinit dhe gjerësisht konsiderohet si një diçka që është pro luftës.

u

r

tank

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"