FOTO+VIDEO/ Gurishta poston këmbën e gjakosur të Latifit: Si ka mundësi që nuk përdoret VAR-i?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2021 | 21:06

FOTO+VIDEO/ Gurishta poston këmbën e gjakosur të Latifit: Si ka mundësi që nuk përdoret VAR-i?!

Tirana arriti të marrë një fitore mjaft të vlefshme këtë javë duke arritur të mundë një rival direkt si Vllaznia me rezultatin 0-2.

vl

Por dhe pse ndeshja u luajt të shtunën, polemikat ende nuk janë shuar mbi rastet e dyshimta në këtë takim. Kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta nuk ishte në fushë për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve, por kjo nuk e pengon mbrojtësin që të mbrojë dhe njëkohësisht të kërkojë drejtësi për skuadrën e tij.

Rasti që i referohet Gruishta, është ai i minutës së 14-të, ku Latifi pasi merr fundoren ndalet nga mbrojtësi i Tiranës, Behiratçe. Latifi mbeti i dëmtuar, por për gjyqtarin nuk ishte asgjë, rast që solli dhe një përplasje fizike mes lojtarëve në fushë.

Gurishta ka postuar foton e këmbës së Latifit që shihet e gjakosur, teksa postimin e shoqëron me fjalët: ‘’’Minuta 14-të, 0-0. Si ka mundësi që nuk përdoret VAR-i? Penallti 1000%’’, shkruan shkodrani duke hapur dhe më shumë polemika.

Këtë javë ka pasur shumë pretendimet nga ekipet për gabimet e gjyqtarëve dhe pse VAR-i është implementuar në të gjitha fushat që prej fillimit të sezonit.

postimi i gurishtes

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"