FOTO+VIDEO/ Dron dhe gjak, ja se çfarë ndodhi në sfidën e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 18:40

FOTO+VIDEO/ Dron dhe gjak, ja se çfarë ndodhi në sfidën e Premier Ligës

Sfida Brentford-Volves pati shumë ngjarje që ndikuan në ecurinë e lojës. Droni që përshkoi qiellin sipër stadiumit dhe përplasja “horror” e dy lojtarëve të Brentford me njëri-tjetrin bëri që kjo sfidë të mos ishte si të gjithë të tjerat.

pjimage (9)

Pas vetëm 20 minutash lojë, Riko Henri dhe Matias Jensen u përplasën me njëri tjetrin për të kapur topin, por kjo përplasje ishte fatale për të dy lojtarët, të cilët u zëvendësuan menjëherë. Madje u pa dhe se Jensen filloj të kishte hemoragji pas kësaj.

jksdfkljasdh

Vetëm pas gjashtë minutash një ngjarje tjetër ndodhi. Sfida u ndërpre për 18 minuta sepse një dron po fluturonte sipër stadiumit të Brentford.

droni

Arbitri i detyroi të dyja skuadrat të dilnin nga fusha. Pas momentit që droni nuk  duk më në qiell sfida vazhdoj normalisht dhe në fundin e pjesës së parë, arbitri i katërt u detyrua të japë 19 minuta shtesë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"