FOTO+VIDEO/ Dhuruan spektakël me Koniasporin, Cikalleshi dhe Bytyqi mes më të mirëve në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2021 | 10:24

FOTO+VIDEO/ Dhuruan spektakël me Koniasporin, Cikalleshi dhe Bytyqi mes më të mirëve në Turqi

Sokol Cikalleshi pas paraqitjes të shkëlqyer me fanellën e Koniasporit ku triumfuan me rezultatin 5-1 ndaj Karagymrym dhe sulmuesi kavajas realizoi një dopietë dhe dhuroi një asist, tani bomberi i Kombëtares shqiptare shpërblehet duke qenë prezent në formacionin e javës në Turqi.

Cikalleshi

Së bashku me sulmuesin kuqezi në 11-shen e javës në Superligën turke ndodhet dhe një lojtar tjetër shqiptar që luan me Cikalleshin tek Koniaspor, bëhet fjalë për Zymer Bytyqin i cili shënoi pas asistit të Cikalleshit. Vlen të theksohet se formacioni i javës është “skicuar” nga media turke “Comunio”.

 


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"