Fotot / Xhevahir Sukaj në stol, shpjegimi vjen nga postimet e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2017 | 19:02

Fotot / Xhevahir Sukaj në stol, shpjegimi vjen nga postimet e Partizanit

Shumë prej tifozëve të Partizanit vazhdojnë të mos kuptojnë se pse Xhevahir Sukaj nuk po aktivizohet rregullisht me Partizanin dhe që nga momenti kur i është bashkuar të kuqve ka luajtur vetëm 4 ndeshje për një total prej 51 minutash.

sukaj

Trajneri Sulejman Starova vazhdon të shpjegojë se lojtari po i bashkohet gradualisht grupit meqë nuk është në formën më të mirë. Për të kuptuar më mirë atë këto fjalë të trajnerit, mjafton të shihen disa foto të publikuara nga klubi i kuq.

sukaj

Në një prej tyre, e fiksuar gjatë ndeshjes kundër Teutës, para gjuajtjes së penalltisë që i siguroi Sukajt golin e tij të parë sezonal me Partizanin, duket se sulmuesi nuk është në formën më të përshtatshme sportive.

sukaj

Kjo ndoshta mund të jetë edhe pasojë e mosaktivizimit të rregullt, pasi në foton e një muaji më parë, gjendja fizike e Sukajt dukej më optimale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"