FOTOT/ Teuta-Skënderbeu, ja si ndryshon pamja e stadiumit të Durrësit pak orë para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 12:03

FOTOT/ Teuta-Skënderbeu, ja si ndryshon pamja e stadiumit të Durrësit pak orë para ndeshjes

Teuta do të presë Skënderbeun ditën e sotme në “Niko Dovana”, në ndeshjen e parë të kampionatit, që do të ngrejë siparin ditën e sotme.

niko dova

Për shkak të rregullave që tashmë dihen, nga përhapja e pandemisë, ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve dhe me dyer të mbyllura. Klubi durrsak ka postuar foto, se si duket stadium pak orë para ndeshjes, e cila është planifikuar të luhet në 16:45.

Në fotot e postuara nga klubi, fusha duket në gjendje të përkryer për të pritur një supersfidë si ajo e sotmja, ndërkohë shihet ndryshim në pjesën ku qëndrojnë tifozët. Pjesa e stolave është mbuluar, ku mbizotërojnë ngjyrat e skuadrës së Teutës, që i japin stadiumit në pamje tjetër.

niko dovana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"