FOTOT/ Radhë të gjata për një biletë me Francën, por UEFA heziton për… stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 19:33

FOTOT/ Radhë të gjata për një biletë me Francën, por UEFA heziton për… stadiumin

Megjithëse shanset e Shqipërisë për të qenë pjesëmarrëse në Euro 2020 tashmë thuajse janë shuar, kombëtarja jonë do të luajë edhe dy ndeshjet e fundit kualifikuese, të përcaktuara në kalendar.

kOMBETARJA

Ekipi ynë përfaqësues luan ndeshjen e parë ndaj Andorrës, ndërsa të dytën me Francën. Pikërisht ndeshja me Francën ka ngjallur interes të madh tek tifozët e Kombëtares përballë kuqezinjve janë kampionët e botës në fuqi.

radhe-per-bileta-Shqiperi-France-5

Sipas informacioneve paraprake të publikuara edhe në faqen zyrtare të FSHF, çmimet e biletave për Shqipëri – Francë variojnë nga 1 500 lekë në tribunat anësore e deri në 5000 lekë të reja në tribunat kryesore.

radhe-per-bileta-Shqiperi-France-6

Biletat po shiten rregullisht në Tiranë, në dyqanin pranë FSHF, si dhe në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërsa në Shkodër biletaria pritet të hapet më datë 13 nëntor, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, e në Elbasan është hapur që më datë 4 nëntor.

radhe-per-bileta-Shqiperi-France-7

Edhe pse na ndajnë edhe disa ditë për t’u luajtur kjo ndeshje, e fundit nga kualifikueset e Euro 2020, interesi i tifozërisë ka bërë që biletat të shiten me një shpejtësi marramendëse. Shqiptarët po mbajnë radhë të gjata për të pasur mundësinë të shikojnë përfaqësuesen teksa luan përballë “gjelave”.

gas

55

radhe-per-bileta-Shqiperi-France-3    radhe-per-bileta-Shqiperi-France-8 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-9 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-10 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-11 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-12 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-13 Shqiperia2 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-1 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-15

Gjasat janë që ndeshja mes Shqipërisë dhe kampionëve të botës të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, mirëpo stadiumi i kryeqytetit i sapondërtuar ende nuk ka marrë dritën jeshile nga UEFA. Në axhendën e dy ndeshjeve të fundit në “Euro2020”, UEFA ka bërë publike të gjithë stadiumet ku do të luhen takimet, përjashtim bën vetëm Shqipëri-Francë, ndeshja kjo e vetme e lënë pa stadium./ Balkanweb

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"