FOTOT/ Pozë krah partneres me fytyrën e lyer, lojtari i Kombëtares i bashkohet fushatës në Itali kundër dhunës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 21:02

FOTOT/ Pozë krah partneres me fytyrën e lyer, lojtari i Kombëtares i bashkohet fushatës në Itali kundër dhunës

Liga e Serisë A i është bashkuar nismës në Itali kundër dhunës ndaj grave, e cila quhet #unrossoallaviolenza (Një i kuq për dhunën).

gjimshiti

Në disa foto të postuara në “Instagram” nga liga e Serisë A, duken disa prej lojtarëve që aktivizohen aty, bashkë me të dashurat e tyre. Pepe Reina i Milanit, Çiro Imobile i Lacios apo Andrea Pinamonti i Xhenoas, janë disa prej tyre që kanë pozuar me partneret e tyre.

Në këtë listë, gjendet edhe mbrojtësi shqiptar që aktivizohet tek Atalanta, Berat Gjimshiti, që duket me të dashurën e tij, Alisa. Të dy ata kanë nga një bojë të kuqe në fytyrë, duke simbolizuar kartonin e kuq ndaj dhunës.

89 7 6 5 3 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"