FOTOT/ Pogradeci s’pyet për koronavirus, të gjithë të përqafuar në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2020 | 20:01

FOTOT/ Pogradeci s’pyet për koronavirus, të gjithë të përqafuar në fushë

Të gjitha kategoritë e futbollit në Shqipëri, janë pezulluar prej afro 2 muajsh, për shkak të përhapjes së Koronavirusit. Edhe pse situata ende nuk është stabilizuar dhe nuk është dhënë OK-i për nisjen e stërvitjeve, ka nga ato klube që “s’pyesin” për Koronavirus dhe stërviten normalisht në fushën e blertë.

POGRADECI66

Rasti konkret është ai i Pogradecit. Skuadra liqenore militon në Grupin B të Kategorisë së Parë, teksa është një ndër pretendentet kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Nisur nga fakti që në qytetit e Pogradecit nuk është regjistruar asnjë rast me Koronavirus, lojtarës vendas kanë vendosur të stërviten normalisht në praninë e trajnerit Abazaj, për të qenë në formë optimale, në rast se kampionati rifillon.


Ka qenë vetë klubi që në faqen zyrtare në “Instagram” ka postuar foto nga seanca stërvitore, teksa lojtarët shfaqen duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

pOGRADECI2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"