Fotot me Erdoganin, presidenti i federatës gjermane: Ozil duhet të japë shpjegime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 19:10

Fotot me Erdoganin, presidenti i federatës gjermane: Ozil duhet të japë shpjegime

Reinhard Grindel, presidenti i federatës gjermane të futbollit, i ka kërkuar mesfushorit Mesut Ozil, shpjegime për fotot me presidentin e Turqisë, Rexhet Taip Erdogan, që përpara nisjes së Botërorit.

ozil

“Mesut Ozil nuk ka bërë asnjë koment deri tani. Tifozët presin përgjigje me të drejtë. Mesut, kur të kthehet nga pushimet, duhet të bëjë një deklaratë publike”, tha Grindel në një intervistë për “Kicker”.

Ozil dhe Gundogan shkaktuan një zhurmë të madhe me polemika para fillimit të Botërorit, pas fotove në takimin që patën me presidentin e Turqisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"