FOTOT/ Masat për koronavirusin, në Gjirokastër mesazhet jepen nga stadiumi i Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 22:43

FOTOT/ Masat për koronavirusin, në Gjirokastër mesazhet jepen nga stadiumi i Luftëtarit

Shqipëria është duke kaluar një situatë të pa jetuar më parë pas përhapjes së koronavirusit. Në këtë moment, në të gjithë vendin janë të ngujuar në shtëpi. Qyteti i Gjirokastrës nuk mund të bëjë përjashtim, edhe pse për fat të mirë zyrtarisht nuk ka ende asnjë të prekur me Covid-19 nga skaji jugor i vendit. Sot rrugët kryesore të Gjirokastrës ishin mbushur me parrulla ndërgjegjësuese, ku bëhet thirrje për respektimin e rregullave të domosdoshme për frenimin e përhapjes së virusit.
1

Ajo që bie në sy është fakti se shumica e banderolave janë vendosur pikërisht në stadiumin ku luan Luftëtari. Që prej ndeshjes ndaj Bylisit (më 8 mars), në impiantin bluzi nuk është luajtur asnjë takim dhe ka qenë i kyçur pas vendimit për pezullimin e të gjitha aktiviteteve. Sot në të gjithë rrethimin e jashtë të stadiumit janë parë me dhjetra parrulla sensibilizuese për qytetarët.

2

3

4

5

6

parrulla
“Panorama Sport” ka siguruar edhe një foto ku dikush ka kaluar rrethimin duke bërë vrap në pistën rreth fushës, ndërsa nga ballkoni i një apartamenti afër impiantit duket një fëmijë që sikur mezi pret t’i bashkohet.

femije

Kujtojmë që kampionati shqiptar është pezulluar pa afat që prej datës 12 mars dhe nuk ka garanci se kur mund të rifillojë, pasi çdo gjë do të jetë e varur nga situate pas përhapjes së koronavirusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"