FOTOT/ “Kur mërzitem shikoj vetëm …”- Volejbollistja tregon si e ‘llaston’ Erion Zeqiraj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:43

FOTOT/ “Kur mërzitem shikoj vetëm …”- Volejbollistja tregon si e ‘llaston’ Erion Zeqiraj

Blerta Ligaj dhe Erion Zeqiraj po shijojnë momentet më të bukura në krah të njëri-tjetrit. Çifti i vollejbollistëve bënë lidhjen e tyre publike pak kohë më parë dhe historia e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ata bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe duken më të dashuruar se kurrë.

Gjatë një interviste, Blerta Ligaj tregoi se moderatori është më tolerant se ajo dhe kur mërzitet e mbush me lule e dhurata.

“Erioni është më romantik. Bën gjithmonë surpriza jo vetëm kur kemi raste. Edhe kur mërzitem, shikoja vetëm lule tek shtëpia ime. Në fillim sepse tani jetojmë bashkë. Lule dhurata,”- tha vollejbollistja në emisionin “Rudina”, ku ishte e ftuar së bashku me Erion Zeqirajn.

Ndërsa Erioni shtoi: “Ka pasur debate. Kur nuk je në një shtëpi është e vështirë pjesa e menaxhimit të situatave. Fillon një konflikt. Është ndryshe kur je në një shtëpi. Je më i mbledhur më i kontrolluar. Ka shpërthimi edhe nga ana ime, dhe nga ana e Blertës. Kur je nga Vlora si Blerta, mundohem ti hap rrugë. Unë jam nga Përmeti. I dërgoj gjithmonë lule. Kam menduar që është më mirë të mos krijosh problem se shkon më shtrenjtë, duke shpenzuar (qesh). Tani ka pasur shumë më pak konflikte sepse normalisht janë shpenzimet më të mëdha.”

Por kush është më shumë xheloz nga të dy? Blerta Ligaj pranoi se ajo është më xheloze por me kufij, ndërsa Erion Zeqiraj tha se nuk e shfaq.

“Jam unë xheloze. Po jam pak por gjithmonë jam xheloze me kufij,”- rrëfeu vollejbollistja.

“Është e shfaqur, ndryshe nga unë që jam i pashfaqur,”– u shpreh moderatori.

“Thjesht mërzitet dhe unë e kuptoj,”– përfundoi Blerta Ligaj.

Erion Zeqiraj rrëfeu se çfarë e tërhoqi në fillim tek partnerja e tij, duke theksuar se e intrigoi më shumë indiferenca e saj ndaj tij.

“Në fillim më pëlqeu fiziku. Është kontakti i parë për t’iu afruar. Ajo që më intrigoi më shumë ishte pjesa e indiferencës së madhe ndaj meje. Nuk isha mësuar,”– tha ai.

/Panoramaplus.al

    

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"