FOTOT / Incidenti me tifozin e Tiranës, u rrah personi i gabuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 18:11

FOTOT / Incidenti me tifozin e Tiranës, u rrah personi i gabuar

Kur kishte dhe rreth 10 minutë lojë nga ndeshja e Shpresave me Tiranën dhe skuadra nuk po funksiononte mirë e në mënyrë pakënaqësie një nga tifozët e ka ofenduar me fjalë të rënda duke e sharë për gjendjen e Tiranës duke e fajësuar presidentin bardheblu, Refik Halili, si shkaktar të rënies së ekipit në Kategorinë e Parë.

tifozi

Më pas ai i qetë ka marrë biçikletën e tij personale që ndodhej ngjitur me rrjetën rrethuese të fushës dhe është larguar nga stadiumi. Menjëherë pas kësaj ka qenë një tjetër person ai që është rrahur barbarisht tek hyrja kryesore e tribunës qendrore për tifozët, në tunelin mes fushës dhe hyrjes.

Gjatë kësaj kohe janë parë mjekët e ambulancës së ndeshjes, të cilët kanë shkuar duke i dhënë ndihmën e parë personit të masakruar nga dhuna e ushtruar mbi të. Më pas kanë ardhur dhe forcat shqiponja që kanë nisur hetimin për ngjarjes.

tifozi1

Është lajmëruar një ambulancë tjetër jashtë stadiumit që e ka transportuar personin e dëmtuar drejt spitalit, ndërkohë që mësohet se tifozi ka bërë edhe kallëzim në polici. U fol se njerëzit që dhunuan tifozin e Tiranës ishin të afërt të presidentit Refik Halili, por ky i fundit e mohoi kategorikisht përfshirjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"